Futboll

Sylvinho: Qasja nuk ishte e duhura

Sylivnho

Janë 45 minuta të parë të shpërdoruar. Në 20 minutat e parë nuk ishim në fushë. Është dashur të shkojmë drejt fitores. Kundërshtari është i fortë dhe fizik, por na penalizojë edhe qasja jonë. 

Ka të bëjë me qasjen që kishim në fushë. Nisëm shumë ngadalë. Nuk arritëm të depërtojmë. Nuk është problem formacioni. Në futboll mund të luash me tre sulmues dhe të humbësh 2:0. 

Për Evropian është dashur të sakrifikojmë shumë. Edhe tani duhet të sakrifikojmë shumë për të shpresuar të shkojmë në Botëror.

Zgjedhjet për lojtarët i bëj unë dhe marr përgjegjësi të plotë. Jam i zhgënjyer për 45 minutat e parë me të gjithë 11 lojtarët dhe i kënaqur se si jemi prezantuar në pjesën e dytë. 

Nuk ka të paprekshëm në skuadër. Jemi në rritje dhe nuk ka lojtarë që e ka formacionin e garantuar. 
Skuadra jonë është në rritje. Punojmë shumë, por kemi nevojë për më tepër kohë.

Lexo përditësimet tjera
Sylvinho

Dëshpëron Shqipëria, lëshon pikë të rëndësishme

Shqipëria ka dominuar në fushë. Por nuk ka krijuar shumë dhe në fund mori vetëm një...