Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tah: Duhet të jemi agresiv, të fitojmë duele

Jonathan Tah

Foto: Associated Press

Qendërmbrojtësi i Bayernit, Jonathan Tah, ka folur të martën në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër PSG-së.

Tah ka thënë se janë përgatitur mirë për ndeshjen ndaj parisienëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kemi folur shumë për këtë dhe gjëja më e rëndësishme është që të jemi agresivë dhe të bëjmë ndërhyrje. Duhet të fitojmë duele dhe topa të dytë”, ka thënë Tah.

Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayernit dhe PSG-së zhvillohet të mërkurën nga ora 21:00.