Mbrojtësi i Bayernit, 16-vjeçari Filip Paviq, ka vendosur që në të ardhmen të luajë për Kroacinë në nivelin ndërkombëtar.
Këtë e bëri të ditur federata kroate të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNuk ka pengesa që Paviqi menjëherë të fillojë me ndeshje për Kroacinë.
Paviq është i lindur në Gjermani, nga prindër kroatë. Ai ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kroacisë. I ka dy paraqitje për U15 të Gjermanisë dhe 11 të tjera për U16 të Gjermanisë. Në katër prej ndeshjeve ishte kapiten.
Paviq tashmë ka debutuar për ekipin e parë të Bayernit, në Champions.
