Kampionati i Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjet e xhiros së 34-t. Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen të dielën prej orës 16:00.
Drita e mbrojti titullin xhiron e kaluar, por kanë mbetur edhe disa dilema. Ballkani tashmë e ka siguruar daljen në Evropë, por i duhet ende ta konfirmojë vendin e dytë. Ndërkohë pranë Evropës është edhe Malisheva, që renditet e treta. Ballkani i ka 55 pikë, tri xhiro para fundit. Malisheva është e treta me 53 pikë, tetë më shumë se Prishtina e vendit të katërt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa kampioni luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, nënkampioni dhe skuadra e vendit të tretë luajnë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Prishtina është e katërta me 45 pikë, sa i ka edhe Gjilani në të pestin. Gjasat që ndonjëra nga këto dy skuadra të arrijë në “zonën Evropë” janë fare të vogla.
Ndeshjet e xhiros së 34-t janë: Malisheva – Drenica, Dukagjini – Drita, Prishtina – Ferizaj, Gjilani – Llapi, Ballkani – Prishtina e Re.
E hapur është edhe gara për t’i ikur tri pozitave të fundit. Vendi i nëntë dhe i dhjetë dërgojnë në kategorinë e dytë, ndërsa vendi i tetë në plejaut. Prishtina e Re është e fundit, përkatësisht e dhjeta me 31 pikë dhe thuajse pa gjasa. Në pozitë të vështirë është edhe Ferizaj që renditet i nënti me 35 pikë. Llapi është në vendin e tetë, përkatësisht të plejautit me 40 pikë. Dy më shumë i ka Dukagjini në vendin e shtatë, ndërsa Drenica është e gjashta me 44 pikë.
Garë interesante po zhvillohet edhe në Ligën e Parë. Gara për inkuadrim në Superligë është shumë e fortë. Dy xhiro para fundit, Vushtrria është e para me 69 pikë. Nga 68 i kanë Feronikeli 74 dhe Dinamo, kurse Vëllaznimi i ka 67.
Ndeshjet e xhiros së parafundit, përkatësisht të 33-të, janë të shtunën prej orës 16:00. Ndeshjet e kësaj xhiroje janë: Liria – Suhareka, Feronikeli ’74 – Trepça, Istogu – Trepça ’89, KEK-u – Vëllaznimi, Rilindja – Dinamo, Vjosa – Besa Peja, Tefik Çanga – Kika, 2 Korriku – Prizreni, Vushtrria – Ramiz Sadiku.
Në xhirot e fundit në futbollin kosovar skuadrat e kreut rrallë lëshojnë pikë, sidomos në Ligën e Parë. Skuadrat e kreut pritet të fitojnë pa telashe të shtunën, por xhiroja e fundit vë përballë disa skuadra që synojnë Superligën. Dhe fundi do të jetë interesant.