Futbollisti David Lopez ka thënë se Vedat Muriqi është legjendë. Ai ka theksuar se Muriqi është mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm.
“Është nder që Vedati flet për mua pa e pyetur. Ai është i jashtëzakonshëm, një njeri i mrekullueshëm, një shok skuadre shumë i mirë dhe si lojtar, një legjendë”, ka thënë Lopez në intervistën dhënë për faqen e klubit spanjoll.
Mallorca është duke luftuar për mbetje në elitë. Ka 24 pikë në vendin e 16-të. Në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore dhe tri humbje.
Pavarësisht rezultateve negative të Mallorcas, Muriqi, është duke kaluar formë shumë të mirë.
Sulmuesi nga Prizreni është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga me 15 gola. Listës i prin Kylian Mbappe me 22 gola.