Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll, ka shënuar nëntë gola, ndërsa nuk ka pësuar asnjë në tri fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në grupin B kualifikues për Kupën e Botës 2026. Të hënën, Zvicra e luan ndeshjen e katërt kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm në Lubjanë kundër Sllovenisë. Ndeshja Slloveni – Zvicër luhet nga ora 20:45.
Te Zvicra synojnë fitoren e katërt pa pranuar gol.
“Ne duam të fitojmë nesër. Është po ashtu e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm edhe për Gregor Kobelin. Jam i bindur se do të kemi rastet tona për të shënuar”, ka thënë Yakin në konferencë të dielën.
Ai nuk mendon kualifikimin për Kupën e Botës që vitin e ardhshëm mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë. “Nuk mund të mendoj aq larg. Duam të kualifikohemi dhe për këtë na duhet 100 për qind përqendrim”, është shprehur ai.
Ai ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në formacion nga ndeshjet e kaluara.
Pjesë e rëndësishme e Zvicrës është kapiteni Granit Xhaka.
Zvicra është liderë me nëntë pikë nga tri ndeshje. Kosova është e dyta me katër pikë. Sllovenia është e treta me dy pikë, kurse Suedia e fundit me një pikë.
“Ne duam të fitojmë nesër. Është po ashtu e rëndësishme të mbajmë portën e paprekur. Ky do të ishte një hap i rëndësishëm edhe për Gregor Kobelin. Jam i bindur se do të kemi rastet tona për të shënuar”, ka thënë seleksionuesi i Zvicrës, Murat Yakin në konferencë të dielën.