Derbi i shumëpritur i elitës së futbollit të Libisë është ndërprerë pasi tifozët kanë hyrë në fushë dhe zyrtarët kanë njoftuar të enjten se gjyqtari portugez e disa tifozë, kanë mbetur të lënduar.
Ndeshja e së mërkurës ndërmjet Al Ahly Tripoli dhe Al Ittihad u ndërpre në minutën e 39-të, kur zëvendësuesit e Al Ahlit dhe tifozët kanë hyrë në fushë në shenjë proteste, pasi kanë e kanë vlerësuar provokim golin e shënuar nga skuadra kundërshtare.
Al Ittihadi kaloi në epërsi në minutën e 39-të, me golin që e shënoi Naoufel Zerhouni.
Nga minuta e 23-të, vendësit mbetën me një futbollist më pak në fushë, pas kartonit të kuq të Hamdou Elhounit.
Al Ittihadi ka njoftuar në komunikatë për media se autobusit të klubit iu vu flaka.
Ndërkohë, klubi Al Ahly është arsyetuar se kanë qenë të provokuar nga lojtarët mysafirë.
Mediat lokale kanë shkruar gjatë ditës se gjyqtari portugez, Fabio Jose Costa, ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje.
🚨 Chaos in Libya.
The Tripoli derby between Al-Ittihad and Al-Ahly was abandoned in the 39th minute after violence broke out on and off the pitch.
🔥 It started after Noufel Zerhouni scored and celebrated.
🚪 Fans breached security despite a closed-door order.
🚌… pic.twitter.com/3QwTyBeOmo