Futboll

Tjetër gabim i Prishtinës në garë për titull

Prishtina

Prishtina ka bërë tjetër gabim në garën për titull kampioni në Superligën e Kosovës.

Prishtina u ndal në barazim 1:1 nga Ferizaj të dielën, në kuadër të javës së 16-të.

Për klubin nga kryeqyteti ishte ndeshja e pestë rresht pa fitore në kampionat. Ka tri humbje dhe dy barazime.

Mario Ilievski e shënoi golin e epërsisë për Prishtinën në minutën e 51-të. Nëntë minuta më pas, mysafirët i barazuan shifrat me golin që e realizoi Jakup Berisha nga penalltia. Prishtinës iu anuluan edhe dy gola për shkak të pozitës jashtë loje.

Edhe Ferizaj nuk është në moment të mirë. Për Ferizajn ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit në elitë.

Ferizaj ka 16 pikë dhe është në pozitën e parafundit. Prishtina ka 27 pikë dhe e zë vendin e dytë. Lider është Ballkani me dy pikë më shumë. Prishtina e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Lexo përditësimet tjera
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK)

Prishtina barazon me Ferizajn, Gjilani mposht Llapin