Futboll

Tjetër shkelje, federata spanjolle e shkruan “territori i Kosovës” në vend të “Kosova”

Kombëtarja spanjolle gjatë stërvitjeve në Hajvali, shtetin e Kosovës

Kombëtarja spanjolle gjatë stërvitjeve në Hajvali, shtetin e Kosovës

Kosova U21 luan sot me Spanjën U21 në kualifikimet për Evropianin 2027 që mbahet në Shqipëri e Serbi.

Por Federata e Futbollit e Spanjës ka vazhduar me qasje të papranueshme karshi Kosovës. 
Federata në faqen zyrtare ka shkruar se ka ndeshje me “territorin e Kosovës” e jo me Kosovën.

Postimi në faqen zyrtare të Spanjës ku Kosovën e paraqesin si "Territori i Kosovës" 

“Prishtina është në festë. Rrugët e kryeqytetit të territorit të Kosovës ishin të mbushura mbrëmë pas fitores së ekipit nacional 2:0 ndaj Suedisë”, shkruan ndër të tjera federata spanjolle.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në “Fadil Vokrri”.