Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Torcida” e Hajdukut djeg banerin e madh të tifozëve të Dinamos

“Torcida” e Hajdukut djeg banerin e madh të tifozëve të Dinamos

Zhvillimet në tribuna kanë lënë në hije derbin më të madh kroat mes Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut.

Dinamo, që ka siguruar më herët titullin, fitoi 2:0 të shtunën në Zagreb, në ndeshjen e xhiros së 34-t.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por bujë bëri ajo që ndodhi në tribuna.

Tifozët e Hajdukut të Splitit, “Torcida” e famshme, ia doli ta djegë banerin e madh të tifozëve të Dinamos, Bad Blue Boys.

Mediumi i afërt me Hajdukun, Slobodna Dalmacija, ka shkruar se tifozët e Dinamos fillimisht kanë provokuar ata të Hajdukut, duke u akuzuar për afërsi me Partizanin e Beogradit.

Derisa provokimet po vazhdonin, papritur baneri i madh i BBB mori flakë. Fillimisht u raportua se tifozët zagrebas e dogjën gabimisht banerin e tyre. Por kjo u mohua pak minuta më pas kur “Torcida” shpalosi panon përmes të cilës mori përgjegjësinë për zjarrin në banerin kryesor të BBB-së.