Guillermo Maripan ka shënuar gol në minutën e 94-t për të shmangur humbjen e Torinos nga Fiorentina.
Të shtunën mbrëma ndeshja mes Fiorentinas dhe Torinos përfundoi baras 2:2.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 24-t të Serie A.
Torino e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Cesare Casadei në minutën e 26-të.
Manor Solomon i barazoi shifrat në minutën e 51-të. Gjashtë minutë më pas, Moise Kean, e realizoi golin e epërsisë 2:1 në të mirë të Fiorentinas.
Por goli i Maripanit në sekondat e fundit ia siguroi një pikë të vlefshme Torinos.
Te Torino për shkak të lëndimit mungoi Ardian Ismajli.
Fiorenina ka 18 pikë dhe e zë vendin e 18-të. Është duke luftuar për mbijetesë.
Torino ka 27 pikë në pozitën e 13-të.