Tottenham Hotspuri ka arritur marrëveshje me trajnerin kroat, Igor Tudor.
Tudor pritet të emërohet trajner i përkohshëm te Tottenhami deri në përfundimin e këtij edicioni. Kështu ka shkruar të premten “Sky Sports”.
Tudor do ta zëvendësojë Thomas Frankun i cili u shkarkua për shkak të rezultateve negative.
Tottenhami këtë edicion nuk është duke kaluar formë të mirë.
Në Premier League renditet në pozitën e 16-të me 29 pikë. Është vetëm pesë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Prioritet i teknikut kroat është që Tottenhami të mbetet në elitë.
47-vjeçari së fundi ishte trajner i Juventusit. Tudor ekipin e Juves e drejtoi nga muaji mars i vitit të kaluar deri në muajin tetor.
Tudor më herët ka qenë edhe trajner i disa skuadrave si Lazio, Marseille, Hellas Verona, Galatasaray e Udinese.