Tottenhami nuk e ka shfrytëzuar humbjen e Manchester Unitedit për t’u ngjitur në pozita në Premier League.
Por, ka pësuar humbje me rezultat të njëjtë si “djajtë e kuq”.
Tottenhami të dielën humbi 2:0 në shtëpi nga Crystal Palace.
Edhe Tottenhami është finalist i Ligës së Evropës, por formë krejtësisht tjetër ka shfaqur në ligë.
Tottenhami mbetet në vendin e 17-të me 38 pikë, një më pak se Unitedi që është i 16-ti.
Nga Premier League në edicionin aktual kanë rënë Ipsëichi, Leicester City dhe Southamptoni. Kështu që Unitedi e Tottenhami e kanë të sigurt qëndrimin në elitë edhe për një edicion tjetër.
Dy golat e fitores për Crystal Palacen i realizoi Eberechi Eze. Ai shënoi në fundin e pjesës së parë, dhe tre minuta pasi nisi pjesa e dytë.