Gjysmëfinalisti i Ligës së Evropës, Tottenhami, ka mbetur pa fitore edhe në ndeshjen e katërt rresht në elitën e futbollit anglez.
Tottenhami, që të enjten e luan ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës ndaj Bodo/Glimtit, barazoi 1:1 në udhëtim te West Hami të dielën, në ndeshjen e xhiros së 35-të.
Që të dyja skuadrat janë në pjesën e poshtme të tabelës.
Tottenhami ka 38 pikë në vendin e 16-të, një më shumë se West Hami që është një pozitë më poshtë.
Në tri ndeshjet e kaluara, Tottenhami humbi nga Wolverhamptoni, Nottingham Foresti dhe Liverpooli.
Wilson Odobert shënoi për Tottenhamin në minutën e 15-të, ndërsa Jarrod Bowen e vendosi sfidën me golin e minutës së 28-të.
Deri në fund të kampionatit në Angli kanë mbetur edhe tri xhiro.