Drejtuesit e Trabzonsporit kanë vendosur që t’i prezantojnë një ofertë të re klubit të Beshiktashit për sulmuesin e Shqipërisë, Ernest Muçin.
Muçi është i huazuar te Trabzoni nga Beshiktashi deri në përfundimin e këtij edicioni. Trabzoni tashmë po kërkon që ta blejë kartonin e Muçit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediumeve turke që kanë raportuar të premten, Trabzoni i ka ofruar Beshiktashit rreth 5 milionë euro për Muçin. Por deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë përgjigje.
Beshiktashi po kërkon rreth 8.5 milionë euro, ndërsa Trabzoni po synon ta ulë këtë shifër.
Dëshira e Muçit është që të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e klubit të Trabzonit.
Ai këtë edicion është prej lojtarëve më të rëndësishëm.
25-vjeçari ka shënuar 15 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 40 paraqitje.