Etnik Brruti e ka përcjellë nga tribuna ndeshjen e elitës kroate të futbollit ndërmjet Hajdukt të Splitit dhe Osijekut. Ndeshjen e zhvilluar të martën në Split e fitoi Osijeku 1:0. Por Brruti mund të jetë në fushë kur këto dy skuadra do të përballen në edicionin e ardhshëm.
Mediumet në Kroaci kanë raportuar se Brruti ka arritur marrëveshje me Hajdukun e Splitit.
Për Brrutin kanë shkruar shumë mediume kroate, ndërsa për cilësitë e mesfushorit të Kosovës “Jutarnji” ka pyetur edhe trajnerin e Ballkanit, Mislav Karoglan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë intervistë Karoglan, që ka punuar në të kaluarën te Hajduku, ka vlerësuar lart Brrutin, por edhe lojtarët e tjerë të Kosovës.
“Është shumë inteligjent dhe ka cilësi në finalizim. Nuk është një lojtar me shpejtësi dhe shkathtësi të jashtëzakonshme, por ka kreativitet. Ajo që është e sigurt është se do të duhet të presë pak, por në rastin e Brrutit besoj se do t’ia vlejë. Hajduku gjithmonë ka pasur sukses me lojtarë nga Kosova dhe Shqipëria. Kemi shembullin e Lumbardh Dellovës, Emir Sahitit, Ardian Ismajlit, tani është Ron Raçi...”, ka thënë Karoglan të enjten për mediumin kroat “Jutarnji”.
Brruti është aktualisht lojtar i Malishevës, por pritet t’i bashkohet Hajdukut si lojtar i lirë. Këtë edicion në Superligën e Kosovës, ai luajti 27 ndeshje, ndërsa ka kontribuar me nëntë gola e tri asistime. Dhe dy golat e fundit, Brruti i shënoi kundër Ballkanit në fundjavën e shkuar. Ballkani drejtohet pikërisht nga kroati Karoglan, i cili drejtoi ekipin e famshëm të Hajdukut të Splitit nga viti 2023 deri në vitin 2024.
“Ai nuk është lojtari i parë që vjen te Hajduku nga Kosova, dhe ne e dimë që shumica e lojtarëve para tij kanë pasur episode të suksesshme. Thjesht duhet të jesh i duruar dhe t’i japësh kohë. Ai patjetër do të ketë nevojë për pak kohë që të mësohet, ashtu siç u duhej Sahitit, Ismajlit dhe të tjerët. Ai është një lojtar shumë i respektuar këtu”, është shprehur Karoglan.
Brruti është lojtar që luan në mesfushë, ndërsa sipas trajnerit kroat “mund të jetë shumë i dobishëm për Hajdukun”.
Në vitet e fundit ka pasur rregullisht lojtarë shqiptarë te Hajduku. Aktualisht pjesë e Hajdukut është Ron Raçi.
Karoglan thotë se Raçi ka të ardhme të ndritur.
“Më pëlqen shumë Raçi si mbrojtës dhe ai ka gjithçka për t'u bërë një lojtar i shkëlqyer një ditë. Fuqi fizike, teknikë... Megjithatë, është e qartë në fushë se disa nga vendimet e tij janë të papjekura. Brrutit me siguri do t’i duhet kohë për t’u përshtatur. Shumë lojëra zhvillohen në fusha artificiale dhe infrastruktura nuk është në një nivel të caktuar. Pra, Brrutit do t’i duhet të presë”, thotë Karoglan, duke shtuar se edhe lojtarë të tjerë që kanë luajtur në të kaluarën te Hajduku kanë shkëlqyer më vonë.
“Duke filluar me Dellovën që ishte te Poljud, pastaj Sahiti, Ismajli. Tolaj gjithashtu filloi te Hajduku, dhe vetëm pas disa sezonesh filloi të jepte rezultate”, thotë Karoglan.
Tolaj luan te Ballkani. Por, Karoglan ka thënë se krahas Tolajt, në Kosovë ka edhe shumë lojtarë të tjerë për t’u përcjellë.
“Ata janë pa dyshim interesantë dhe ia vlen t’i shikosh. Të gjithë piqen dhe dalin në pah në një moment të caktuar. Dhe të gjithë zgjedhin përmes punës së tyre, luftojnë për status dhe në një moment të caktuar tregojnë vlerën e tyre”, ka thënë trajneri 44-vjeçar.
Karoglan ka punuar edhe te klubi i njohur i Moldavisë, Sheriff Tiraspol.