Trajneri i Espanyolit, Manolo Gonzalez, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm të dielën në duelin ndaj Mallorcas.
Mallorca – Espanyol nis në orën 14:00 dhe i takon xhiros së 28-të të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër teknikun Gonzalez, lojtari më i rrezikshëm i Mallorcas mbetet Vedat Muriqi, të cilin e ka përmendur edhe në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes.
Sulmuesi kosovar është prej më të rrezikshmëve jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë.
“Ai është lojtar shumë i fuqishëm. Ka pasur paraqitje shumë të mira tash e disa vjet”, ka deklaruar trajneri Gonzalez.
Ai nënvizoi se, edhe kur i studion lëvizjet e tij, mbulimi i tij sërish mbetet shumë sfidues.
“Është njësoj sikur me Messin që e dije se do të driblonte nga e majta dhe ai sërish ia dilte. Duhet ta mbajmë atë larg portës sa më shumë që mundemi sepse ai është në gjendje të shënojë gola nga çdo pozitë”, theksoi ai.
Muriqi i ka 18 gola në La Liga në këtë edicion, vetëm pesë më pak se Kylian Mbappe që i prin listës së golashënesve më të mirë.
Muriqi 31-vjeçar ka arritur shumë suksese në këtë sezon dhe ka thyer edhe disa rekorde te Mallorca.