Futboll

Turqia i fillon kualifikimet me fitore të rëndësishme

Turqia

Përfaqësuesja e Turqisë në futboll mori fitore të madhe të enjten mbrëma. Në Tbilisi, Turqia fitoi 3:2 ndaj Gjeorgjisë, në ndeshjen e parë të Grupit E të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Në Grupin E janë edhe Spanja e Bullgaria.

Mert Muldur shënoi për 1:0 në të mirë të Turqisë që në minutën e tretë të ndeshjes.
Kerem Akturkoglu shënoi për 2:0 në minutën e 41-të dhe për 3:0 në minutën e 52-të.
Zuriko Davitashvili shënoi golin e parë për Gjeorgjinë në minutën e 63-të.
Barish Yilmaz i Turqisë u përjashtua me të kuq në minutën e 71-të, duke bërë më të vështira gjërat për mysafirët. 

Khvicha Kvaratskhelia shënoi golin e dytë për Gjeorgjinë në minutën e 98-të.
Fare në fund Turqinë e shpëtoi portieri Ugurcan Cakir.

Pas tri ditësh Turqia e pret Spanjën në Konya, ndërsa Gjeorgjia përballet me Bullgarinë në Tbilisi.
Turqia e Gjeorgjia ishin takuar edhe në Euro 2024. Turqia kishte fituar 3:1.