Në ndeshjen e kaluar mes Kosovës dhe Rumanisë, rreth 40 huliganë rumunë ishin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ata bënë thirrje turpëruese si “Kosova është Serbi” dhe u larguan me forcë nga stadiumi nga forcat e policisë. Nuk kishte raportime për ndonjë konflikt të huliganëve rumunë me tifozët e Kosovës.
Kosova e Rumania luajnë të premten sërish në “Fadil Vokrri” në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe udhëheqësi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha, ka folur për mediat rumune për provokimet e mundshme.
“Nëse dikush mendon se mund të përsëris gjëra të tilla në Prishtinë, do të marr atë që e meriton nga autoritetet. Forcat e sigurisë dhe policia dinë si të bëjnë punën e tyre ligjërisht. Nuk është mirë të ketë sfida, por ka shumë tifozë të pamatur në ato grupe. Shpresojmë të mos ketë më probleme dhe publiku i qytetëruar të lejohet ta shikojë shfaqjen në fushë”, ka thënë Berisha për “gsp.ro”.
Ai ka folur edhe për interesimin e madh të tifozëve për ta parë ndeshjen e Kosovës me Rumaninë.