Manchester Unitedi e ka regjistruar fitoren e katërt rresht në Premier League, nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick.
Pas fitoreve ndaj Manchester Cityt, Arsenalit dhe Fulhamit, “djajtë e kuq” fituan edhe përballë Tottenhamit në “Old Trafford”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUnitedi të shtunën në ndeshjen e xhiros së 25-të të elitës angleze, fitoi me rezultatin 2:0.
Mbrojtësi Cristian Gabriel Romero i Tottenhamit u ndëshkua me të kuq në minutën e 29-të, ndërsa menjëherë në minutën e 38-të, Bryan Mbeumo shënoi për 1:0.
Bruno Fernandes me golin që e shënoi nëntë minuta para fundit, e vendosi sfidën.
Unitedi me fitore forcohet në pozitën e katërt dhe ka 44 pikë, kurse Tottenhami mbetet me 29 pikë.