Mbrojtësi Albert Vallçi është afër që t’i bashkohet Sturm Grazit në kampionatin elitar të Austrisë.
30-vjeçari ka mbetur zgjedhje e dytë e trajnerit të St. Gallenit, Enrico Massen, këtë edicion.
Qendërmbrojtësi iu bashkua St. Gallenit zviceran nga Salzburgu në verën e vitit 2022, ndërsa në këtë edicion ka luajtur në vetëm 14 ndeshje, shumicën prej tyre si zëvendësues.
“Sky” ka raportuar të premten se ai është afër që të kthehet në Bundesligën austriake, te Sturm Grazi, që aktualisht është i treti në tabelë.