Një gol i shënuar nga qendërmbrojtësi dhe kapiteni Virgil van Dijk ia ka siguruar Liverpoolit fitoren ndaj Sunderlandit të mërkurën mbrëma.
Van Dijk shënoi me kokë në minutën e 61-të, ndërsa Liverpooli fitoi 1:0.
Granit Xhaka nuk luajti te Sunderlandi për shkak të lëndimit.
Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të Premier Leagues.
Liverpooli në vendin e gjashtë ka 42 pikë, ndërsa Sunderlandi mbetet me 36 pikë.