Futboll

Vdiq presidenti i Fiorentinas, Rocco Commisso

Rocco Commisso

Rocco Commisso, presidenti i klubit italian, Fiorentina, ka vdekur të shtunën në moshën 76-vjeçare. 

“Pas një periudhe të gjatë të trajtimit mjekësor, presidenti jonë i dashur na la, dhe sot e vajtojmë ndarjen e tij nga jeta. Dashuria e tij për Fiorentinan është dhurata më e mirë që i bëri vetes”, ka shkruar Fiorentina. 

Commisso u lind në Kalabri dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 12-vjeçare. 

Ai ka qenë edhe pronar i disa kompanive. 

Në periudhën e Commissos, Fiorentina luajti në finale të Ligës së Konferencës në dy vjet rresht, në vitin 2023 dhe 2024. 

Por në edicionin aktual, Fiorentina është në vështirësi dhe po lufton për mbetje në elitë.