Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vetëm një pikë për Hoxhën e Gripshin në Rusi

Veldin Hoxha dhe Nazmi Gripshi

Futbollisti i Kosovës, Veldin Hoxha dhe ai i Shqipërisë, Nazmi Gripshi, kanë luajtur nga fillimi te Rubin Kazani që barazoi në udhëtim ndaj Krylya Sovetovit të dielën.

Ndeshja e javës së 22-të të elitës ruse të futbollit përfundoi 0:0.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hoxha kompletoi takimin, kurse Gripshi u zëvendësua në minutën e 70-të Rubin Kazani është në vendin e shtatë me 30 pikë.

Hoxha është ftuar te Kosova për ndeshjen ndaj Sllovakisë, kurse Gripshi te Shqipëria për duelin kundër Polonisë.

Mirlind Daku vazhdon t’i mungojë Rubin Kazanit për shkak të lëndimit. Kësaj skuadre po i mungon edhe Dardan Shabanhaxhaj.