Futboll

Vetëm një pjesë për Hajdarin e Asllanin, Avdullahu e kompleton ndeshjen

Hoffenheim

Albian Hajdari në mbrojtje, Leon Avdullahu në mesfushë dhe Fisnik Asllani në sulm ishin titullar te Hoffenheimi të dielën mbrëma në fitoren 3:2. 

Por vetëm Avdullahu e kompletoi ndeshjen e xhiros së nëntë të Bundesligës, kur Hoffenheimi e mposhti në udhëtim Wolfsburgun. 

Mediumi “Kicker” ka shkruar se Hajdari u zëvendësua për kartonin e verdhë që e mori herët në minutën e pestë të ndeshjes, ndërsa Asllani për shkak se nuk shfaqi shumë. Hajdari ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të parë. 

Të dy luajtën vetëm në pjesën e parë. 

Pjesa e parë u mbyll 1:1, ndërsa në të dytën mysafirët shënuan dy gola kurse e pranuan një. 
Hoffenheimi me fitore ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë. Wolfsburgu mbetet me tetë pikë në vendin e 12-të.