Mërgim Vojvoda me skuadrën e Comos e kanë nisur edicionin 2025/26 në Serie A me fitore.
Como të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së parë e mposhti në shtëpi Lazion me rezultatin 2:0.
Për 1:0 realizoi Anastasios Douvikas në minutën e 47-të. Ai u asistua nga Nico Paz.
Pas asistimin, Paz e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 73-të. Ai realizoi gol të bukur nga goditja e dënimit.
Lazios në minutën e 63-të iu anulua një gol i sulmuesit Taty Castellanos për shkak të pozitës jashtë loje.
Vojvoda e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Te Lazio në bankën e rezervistëve ishte mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj.