Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda: Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë

Mërgim Vojvoda

Foto: Driton Paçarada

Futbollistët e Kosovës kanë vazhduar me reagimet e tyre pas humbjes nga Turqia në finale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës që këtë vit mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda ka publikuar një fotografi të dhomës së zhveshjes duke shkruar emrat e lojtarëve të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, Muli, Kore... Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend. Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë. Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet…Euro 28”, shkruan Vojvoda.

Vojvoda është lojtari me më së shumti paraqitje te Kosova. Ai me fanellën dardane ka luajtur 73 ndeshje.