Futboll

Vojvoda shënon golin e parë të sezonit

mergim vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e ka realizuar golin e parë të këtij sezoni me Comon. 

30-vjeçari që paraqitet në krahun e djathtë, e realizoi golin e fundit në fitoren 3:1 të Comos ndaj Hellas Veronas. 

Ndeshja i takoi xhiros së nëntë të Serie A. 

Vojvoda u inkuadrua në minutën e 78-të, ndërsa golit iu gëzua në minutën e dytë të kohës shtesë. Ai shënoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga zona. 

Como pas nëntë ndeshjeve ka 16 pikë, ndërsa Verona mbetet me pesë gjithsej.