Ish-diplomati Sylë Ukshini ka thënë se të vetmit që kanë interes të shkojnë në zgjedhje të reja janë ish-presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ukshini ka shtuar se Osmani mund të rikthehet edhe në LDK, e sipas tij kjo për shkak se ajo “nuk ka krijuar mjaftueshëm miq për të krijuar një formacion që do të hynte në garë fuqishëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm një parti dhe një person ka interes për të shkuar në zgjedhje, Vjosa Osmani, për të hyrë në garë politike. Dhe Lumir Abdixhiku që ka performancë të dobët si lider opozitar dhe brenda partisë nuk i ka punët në rregull dhe zgjedhjet do të krijojnë një paqe për të”, ka theksuar ai në Interaktiv.
Ndërkaq, për Partinë Demokratike të Kosovës Ukshini ka thënë se nuk është e qartë në kërkesat e saj për çështjen e presidentit.
Ukshini ka përmendur ish-presidenten Atifete Jahjaga si kandidaten më të mirë të mundshme si presidente. Ai ka theksuar se Jahjaga do të mund t’i jepte zgjidhje situatës politike sepse nuk ka profil partiak.
“Në këtë situatë kur flasim që duhet të ketë marrëveshje politike për një president konsensual, do rekomandoja edhe opozitës pse nuk e kanë zgjedhur emrin e Atifete Jahjagës. Është një presidente që gëzon respektin e partnerëve tanë, që ka lidhje me SHBA, në Lindjen e Mesme, presidente që nuk ka profil partiak dhe që nuk ka krijuar përplasje brenda skenës. Ndoshta në këtë moment e vetmja mënyrë d ishte që Atifete Jahjaga do t’i jepte qetësi kësaj situate”, u shpreh ai.