Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xavi vendos të drejtojë sërish skuadër

Xavi Hernandez

Kanë kaluar nëntë muaj që kur legjenda e futbollit spanjoll, Xavi, nuk është më trajner i ndonjë skuadre.

Së fundi Xavi e drejtoi skuadrën e Barcelonës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Barçën e drejtoi nga viti 2021 deri në qershor të vitit të kaluar.

Xavi e drejtoi gjigantin katalunas në 143 ndeshje. Shënoi 91 fitore, 23 barazime dhe 29 humbje. Ka fituar edhe dy trofe.

Mediumi spanjoll “Relevo”, ka raportuar të martën se Xavi po planifikon që nga edicioni i ardhshëm të drejtojë sërish ndonjë skuadër evropiane.

Para se Ruben Amorim të emërohej trajner te Manchester Unitedi, është përfolur shumë që Xavi ta drejtonte gjigantin anglez. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

45-vjeçari Xavi karrierën si trajner e filloi te skuadra nga Katari, Al-Sadd.

Al-Saddin e drejtoi për dy vjet.

Xavi si futbollist ka bërë karrierë të madhe.