Sunderlandi i udhëhequr në mesfushë nga Granit Xhaka ka barazuar të enjten në shtëpi pa gola me Manchester Cityn. Ndeshja i takoi xhiros së 19-të të Premier Leagues së Anglisë.
Xhaka, që është kapiten te Sunderlandi, luajti tërë ndeshjen. Sunderlandi pas 19 xhirove zë vendin e shtatë me 29 pikë, ndërsa City është i dyti me 41 pikë. Në krye të renditjes gjendet Arsenali me 45 pikë.
Pa gola ka luajtur edhe Brentfordi të enjten në shtëpi ndaj Tottenhamit.
Artikuj të ngjashëm
-
Sunderlandi e Xhaka marrin një pikë në ndeshjen ndaj Unitedit
-
Barazimi i gjashtë i Xhakës me Sunderlandin në Angli
-
Pas golit të parë me Sunderlandin, Xhaka është gati për ndeshjen emocionale me Arsenalin
-
Xhaka realizon gol në barazimin e Sunderlandit
-
Sunderlandi i Xhakës lufton shumë për të marrë një pikë