Futboll

Xhaka realizon gol në barazimin e Sunderlandit

Granit Xhaka

Mesfushori i Sunderlandit, Granit Xhaka, e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Premier League. 


Xhaka shënoi gol në barazimin 1:1 të Sunderlandit në shtëpi ndaj Evertonit. 
Kjo ndeshje i takoi xhiros së dhjetë të Premier Leagues. 
Evertoni kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin që e realizoi Iliman Ndiaye.


Xhaka me fillimin e pjesës së dytë më saktësisht në minutën e 46-të i barazoi shifrat. 
33-vjeçari Xhaka shënoi nga afërsia pas asistimit të Enzo Le Fees. 
Ai e kompletoi ndeshjen. 

Xhaka është edhe kapiten i Sunderlandit. 
Xhaka këtë edicion ka kontribuar edhe me tri asistime. 


Sunderlandi ka 18 pikë dhe e zë vendin e katërt. 
Evertoni është në pozitën e 14-të me gjashtë pikë më pak.
 


Xhaka shënon gol për Sunderlandin

Granit Xhaka ka shënuar gol në ndeshjen që Sunderlandi është duke e zhvilluar ndaj Evertonit. 

Është duke u zhvilluar minuta e 50-të dhe rezultati aktual është 1:1. 

Xhaka e shënoi golin e barazimit në minutën e 46-të nga afërsia.