Riola Xhemaili mund të jetë në listën përfundimtare të Zvicrës për Kampionatin Evropian në futboll që mbahet gjatë korrikut të këtij viti në Zvicër.
Përzgjedhësja e Zvicrës, Pia Siundhage, ka thënë se Xhemaili është kandidate për Evropian. “Por, shpejtësia e lojës është shumë e rëndësishme”, ka thënë Sundhage, shkruan “Blick” të hënën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhemaili luan rregullisht te skuadra e PSV Eindhovenit. 22-vjeçarja, që luan si mesfushore, për Zvicrën ka shënuar pesë gola në 22 ndeshje.
Xhemaili nuk është ftuar te Zvicra për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Francës më 4 prill dhe Islandës më 8 prill. Listën e lojtareve për këto dy ndeshje, trajnerja suedeze e Zvicrës e publikoi të hënën.