Fitore e vështirë e Chelseat ndaj Pafosit

1 j. më parë / 21 jan 2026 22:59
ch

Chelsea ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Pafosit, në xhiron e parafundit të stinorit të rregullt të Ligës së Kampionëve. 

Chelsea fitoi me gol të mesfushorit Moises Caicedo. Ai shënoi në minutën e 78-të. 

“Blutë” me fitore e mbajnë vendin e tetë me 13 pikë. 

Pafosi ndërkohë mbetet në pozitën e 30-të me gjashtë pikë. 

Të mërkurën mbrëma, fitore realizuan edhe Athletic Bilbao dhe Newcastle United. 

Bilbao me shumë mund fitoi në udhëtim tek Atalanta, 3:2. Bilbao në pozitën e 23-të i ka tetë pikë, ndërsa Atalanta ka 13 pikë në vendin e 13-të. Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes, te skuadra italiane. 

Ndërkohë, Newcastle me rezultatin 3:0 fitoi ndaj PSV Eindhovenit, skuadrës holandeze. 

Newcastle i Premier Leagues ka 13 pikë në vendin e shtatë. PSV-ja mbetet me tetë pikë.

Kane i pandalshëm, Bayerni nuk lejon befasi

1 j. më parë / 21 jan 2026 22:58
Harry Kane

Harry Kane ka shpërthyer në fillim të pjesës së dytë për tjetër fitore të Bayernit në Champions.

Të mërkurën mbrëma, kampioni gjerman fitoi 2:0 ndaj skuadrës belge, Royale Union.

Sulmuesi anglez shënoi për 1:0 në minutën e 52-të dhe për 2:0 në minutën e 55-të. Golin e dytë Kane e shënoi nga penalltia. Ai humbi penallti në minutën e 81-të dhe kështu edhe rastin për “hat-trick”.

Gjiganti bavarez luajti prej minutës së 63-të me një lojtar më pak në fushë. Kim Min-Jae u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Bayerni është i dyti me 18 pikë dhe do të kualifikohet direkt në një të tetën e finales së Championsit. 

Unioni i ka vetëm gjashtë pikë në vendin e 31-të.

Liverpooli fiton bindshëm ndaj Marseilles

1 j. më parë / 21 jan 2026 22:58
liver

Fitore bindëse ka shënuar Liverpooli i trajnerit Arne Slot të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e xhiros së shtatë të fazës së ligës në Champions. 

“Të kuqtë” e mposhtën 3:0 skuadrën e Marseilles në udhëtim. 

Dominik Szoboszlai realizoi me mjeshtëri nga gjuajtja e lirë në minutën e parë të shtesës në pjesën e parë. 

Geronimo Rulli shënoi autogol për 2:0 në minutën e 72-të, kurse Cody Gakpo në minutën e 93-të e vendosi rezultatin përfundimtar. 

Liverpooli me fitore zë vendin e katërt me 15 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi i treti. 

Marseille mbetet me nëntë pikë në vendin e 19-të.

Barça pëson dy gola por fiton në Pragë

1 j. më parë / 21 jan 2026 22:57
barca

Ndonëse ka pësuar dy gola, Barcelona ka shënuar fitore të pritur ndaj Slavia Pragës në Çeki.

Barça e fitoi 4:2 ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Champions.

Vasil Kushej shënoi golin e parë për Slavian në minutën e 10-të.

Për 1:1 realizoi Fermin Lopez në minutën e 34-t. I njëjti lojtar shënoi në minutën e 42-të për 2:1 në të mirë të kampiones së Spanjës. 

Por Robert Lewandowski devijoi topin në portën e tij në minutën e 44-t për 2:2.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në të dytën për Barçën shënuan Dani Olmo në minutën e 63-të dhe Lewandowski në minutën e 70-të.

Barcelona është e nënta me 13 pikë. Në xhiron e fundit do ta kërkojë kualifikimin direkt në një të tetën e finales. Slavia është e 34-ta me tri pikë dhe pa gjasa për avancim.

Juve mposht Benfican, Zhegrova në stol

1 j. më parë / 21 jan 2026 22:56
juventus

Juventusi ka shënuar fitore të rëndësishme në xhiron e shtatë të fazës së ligës në Champions.
Të mërkurën mbrëma në Torino, Juve fitoi 2:0 ndaj Benficas portugeze.

Fitorja e skuadrës italiane u sigurua në pjesën e dytë. Khephren Thuram shënoi për 1:0 në minutën e 55-të. Ndërkohë në minutën e 64-t për 2:0 realizoi Weston McKennie.

Juve me fitore doli në vendin e 15-të me 12 pikë. Ka siguruar avancimin në fazën e plejofit.
Benfica mbetet me gjashtë pikë.

Edon Zhegrova mbeti në stol te Juventusi.

Skuadra portugeze, Benfica, humbi penallti në minutën e 81-të.

Mbyllen pjesët e para në Champions, dramë në ndeshjen Slavia Praga - Barcelona

1 j. më parë / 21 jan 2026 21:54
Barcelona

Pjesa e parë e ndeshjes Slavia Praga – Barcelona ishte dramatike dhe u shënuan plot katër gola.

U mbyll 2:2.

Ndeshjet e së mërkurës mbrëma i takojnë xhiros së parafundit të stinorit të rregullt të Championsit.

Vasil Kusej shënoi për vendësit në minutën e 10-të, para se Fermin Lopez t’i shënonte dy gola për Barcelonën në minutat 34 dhe 42.

Robert Lewandowski një minutë para fundit të pjesës së parë, i barazoi shifrat në 2:2, pas autogolit të shënuar.

Liverpooli është duke fituar në udhëtim te Marseille me golin e shënuar nga Dominik Szoboszlai, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Hugo Ekitikes për pozitë jashtë loje iu anulua një gol në minutën e 23-të.

Me rezultatin 2:0 është duke fituar Neëcastle United ndaj PSV-së, kurse Atalanta po e mposhtë Athletic Bilbaon 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes Juventus – Benfica ishte e shpejtë, me raste shënimi nga të dyja ekipet, por u mbyll pa gola.

Edon Zhegrova nuk e fitoi rastin si titullar te Juventusi.

Për futbollistin e Kosovës mund të ketë minuta në pjesën e dytë.

Pa gola u mbyllën edhe pjesët e para të ndeshjeve Bayern Munich – Royale Union dhe Chelsea – Pafos.