Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylber Ramadani bëhet baba, mungon në stërvitje

Ylber Ramadani

Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani, munguan të hënën në stërvitjen e parë të Shqipërisë për ndeshjen kundër Polonisë.

Federata Shqiptar e Futbollit (FSHF), ka njoftuar të hënën se Uzuni e Gripshi munguan për shkak të udhëtimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme”, shkruan FSHF-ja.

Në stërvitjen e parë për ndeshjen ndaj polakëve, FSHF-ja njoftoi se ishin të pranishëm 23 lojtarë.

Shqipëria përballet me Poloninë në Varshavë, në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria udhëton drejt Varshavës të mërkurën.

Ndeshja luhet të enjten nga ora 20:45.