Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yoro fillon stërvitjet individuale

Leny Yoro

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Leny Yoro, i ka filluar stërvitjet individuale pas lëndimit që e pësoi në fillim të edicionit.

Në një video të publikuar nga Unitedi të hënën, Yoro është parë duke bërë vrapime të lehta me top. Yoro ende nuk është i gatshëm për të luajtur. I nevojiten edhe disa seanca stërvitore për të qenë në gjendjen më të mirë fizike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Francezi 18-vjeçar tek Unitedi u transferua në afatin kalimtar të verës nga Lille për 62 milionë euro. Ai me klubin anglez ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.