Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yoro kthehet në stërvitje tek Unitedi

Leny Yoro

Manchester Unitedi i është gëzuar lajmit për rikthimin e qendërmbrojtësit Leny Yoro, para ndeshjes ndaj PAOK-ut në Ligën e Evropës.

Ai kishte lëndim në këmbë, por lajmin për rikthimin e tij e konfirmoi të mërkurën në konferencën për shtyp trajneri i përkohshëm, Ruud van Nistelrooy.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Yoro u lëndua në miqësoren parasezonale, në disfatën 2:1 nga Arsenali në Los Angeles, në muajin korrik.

Francezi 18-vjeçari u operua me sukses më pas në fillim të muajit gusht.

Yoro ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2029, ndërsa transferimi i tij nga Lille u ka kushtuar “djajve të kuq” 62 milionë euro.