Futboll

Një pjesë për Zhegrovën në barazimin e Juventusit

Juventus
  • (E përditësuar 22:45) - Edon Zhegrova ishte aktiv që nga momenti kur u inkuadrua te Juventusi pas pjesës së parë. Ai i dha shtytje sulmit të Juventusit që barazoi me Lazion në shtëpi, 2:2.
  • Juventusit, që në mesjavë u eliminua nga Kupa e Italisë, iu anulua goli i Teun Koopmeinersit në minutën e 26-të. Ndërkohë, ai i Pedros së Lazios në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë ishte i rregullt. 

Dy minuta pas pushimit, Gustav Isaksen shënoi tjetër gol për Lazion. 

Weston McKennie arriti që të shënojë për Juventusin në minutën e 59-të. 

Në minutën e gjashtë të shtesës shënoi edhe Pierre Kalulu. Me golin e tij, ndeshja u mbyll baras. 

Elseid Hysaj ishte në bankën rezervë te Lazio, që ka 35 pikë në vendin e tetë. 

Juventusi mbetet me 46 pikë në vendin e katërt, por e ka një ndeshje më shumë të luajtur se Roma që i ka 43 pikë në vendin e pestë.


Zhegrova aktivizohet, Juventusi në disavantazh prej dy golave

Edon Zhegrova është inkuadruar në fillim të pjesës së dytë te Juventusi. 

Ai e zëvendësoi Juan Cabalin. 

Juventusi është duke humbur 2:0 në shtëpi nga Lazio në ndeshjen e xhiros së 24-t të Serie A së Italisë.