Ikona e futbollit, Zinedine Zidane, është pajtuar të marr drejtimin e përfaqësueses së Francës pas Botërorit të këtij viti, kanë raportuar mediume të ndryshme franceze.
53-vjeçari ka marrëveshje me Federatën e Futbollit të Francës për ta zëvendësuar Didier Deschampsin, që është në krye të “trekolorëve” që nga viti 2012.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZidane e ka drejtuar Real Madridin në dy periudha, së fundi në vitin 2021. Ai ka pritur kohë të gjatë që të emërohet përzgjedhës i Francës.
Si lojtar, Zidane e ndihmoi Francën të fitonte Kupën e Botës 1998 dhe të përfundonte e dyta në vitin 2006.