Futboll

Zuta transferohet te Slaven Belupo

Leonard Zuta

Mbrojtësi i krahut të majtë, Leonard Zuta, është futbollist i ri i Slaven Belupos. 

Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën e elitës së futbollit kroat, deri në fund të këtij edicioni. 

Ai ishte pjesë e Rijekës dhe regjistroi afro 400 ndeshje, ndërsa i ka luajtur 167 lojë në elitën kroate. Ka fituar një titull dhe dy Kupa të Kroacisë me Rijekën. 

Zuta u lind në Suedi, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Norvegji, Kroaci, Itali dhe Turqi. 

Për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut i ka 15 paraqitje. 

“Të urojmë shumë suksese në paraqitjet me fanellën e kaltër”, ka shkruar ndër të tjera Slaven Belupo. 

Zuta ka luajtur për Hackenin, Rijekën, Konyasporin, Leccen, Valerengan dhe Brommapojkarnan.