Pak orë pasi e njoftoi largimin nga Parma, Cristian Chivu, tashmë është emëruar trajner i skuadrës së Interit. Këtë e ka konfirmuar gjiganti italian të hënën në faqen zyrtare.
Chivu e zëvendëson Simone Inzaghin që tashmë është trajner i Al-Hilalit.
Tekniku rumun me Interin ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027.
Rumuni 44-vjeçar tek Interi ka udhëhequr grupmoshat e reja, para se të merrte drejtimin e Parmas më 18 shkurt të këtij viti.
Parmën e drejtoi në 13 ndeshje ku shënoi tri fitore, shtatë barazime dhe tri humbje.
Si lojtar ka bërë karrierë në skuadra rumune e më pas tek Ajaxi, Roma dhe Interi.
“Cristian Chivu po fillon kapitullin e tretë të historisë së tij me ‘nerazzurrët’. Dhe po e bën këtë me vlerat që e kanë udhëhequr gjithmonë: përkushtimin, sakrificën dhe një etikë pune të palodhur”, shkruan Interi.
VIDEO