Futboll

Zyrtare, Walker te Burnley

Kyle Walker

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Kyle Walker, është transferuar nga Manchester City te Burnley.

Lëvizja është bërë zyrtare të shtunën. 35-vjeçari së fundi ishte i huazuar te Milani në Itali.

Burnley është kthyer në Premier League. Walker ka firmosur për dy vjet.

Walker i ka 410 paraqitje në Premier League dhe njihet si njëri prej mbrojtësve më të mirë të këtij kampionati.

Walker i ka 96 paraqitje për Anglinë, ndërsa ishte në ekipin më të mirë të Euro 2024.

Walker ishte te City nga viti 2017.