Zyrtari për media i Al Ittihadit në Arabinë Saudite, pjesë e të cilit është edhe Mario Mitaj, e ka mohuar largimin e mbrojtësit të krahut të majtë.
Mitaj, njëri prej më të vlerësuarve në kampionatin saudit dhe te Shqipëria po ashtu, u raportua se do të largohej në afatin kalimtar dimëror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, kjo sipas zyrtarit për media të skuadrës arabe, Riyadh Al-Mazhar, nuk është e vërtetë.
“Po qarkullojnë lajme të pavërteta se ne do t’i lejojmë disa lojtarë të largohen, ndonëse ende nuk kemi hyrë në afatin kalimtar dimëror. Lajmet për Mario Mitajn janë të pavërteta”, ka deklaruar ai.
Mitaj iu bashkua Al-Ittihadit në dimrin e vitit të kaluar nga Lokomotiva e Moskës dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2028.
22-vjeçari ka luajtur në 16 ndeshje për Al Ittihadin në këtë edicion në të gjitha garat. E ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.
Me Al Ittihadin, Mitaj në sezonin e kaluar e fitoi titullin dhe Kupën e Mbretit. I luajti 22 ndeshje dhe e pati një gol e dy asistime.