Horoskopi ditor - 09 Feb 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNjë problem i vogël do të shndërrohet në një më të madh. Nuk e keni menduar se do të kaloni shumë kohë në një punë që ishte e mundur të përfundonte më shpejt. Kalojini me qetësi të gjitha vështirësitë dhe në fund do të shpërbleheni.
Demi
20 prill - 20 majNuk mund të ndaleni së menduari çfarë jeni duke gabuar që nuk po ka progres në punë. Pavarësisht përpjekjeve, nuk po shihni ndonjë ndryshim. Arsyeja pse po dëshpëroheni është se po kërkoni të shihni rezultate shumë shpejt.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNdonjëherë ju bën mirë t’u kushtoni vëmendje këshillave të dikujt tjetër qa ka më shumë eksperiencë. Një mik a një familjar ju paralajmëron të bëni hapa të kujdesshëm. Ata duan më të mirën për ju, andaj dëgjojini.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPër aq kohë sa përpjekjet e juaja po vlerësohen në një punë grupore, ju duhet të vazhdoni punën me ta. Nëse kjo nënkupton se duhet të bëni më shumë sesa duhet nuk do të jetë problem për ju. Ajo që ka rëndësi për ju është se po arrini qëllimin si grup.
Luani
23 korrik - 22 gushPërfshirja në një aktivitet grupor nuk do të jetë e lehtë në fillim. Nuk do të jeni rehat derisa t’i njihni të gjithë dhe derisa të ndiheni pjesë e atij plani. Sapo të familjarizoheni më të gjithë, vetëbesimi juaj do të rritet.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorËshtë e vështirë t’i bëni llogaritë kur partneri juaj po shpenzon tej mase. Kjo po ju shkakton shumë keqkuptime në lidhje me financat. Ideja më e mirë është t’i mbani llogaritë bankare të veçanta.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDikush i afërt për ju po kalon një periudhë të vështirë. Kujdesuni shumë për atë që flisni pasi mund të preken lehtë. Prisni pak që ata të ndihen më mirë për të biseduar rreth një çështjeje të rëndësishme.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNuk është se do të ndikojë në punën tuaj nëse e ndihmoni dikë. Në fakt shumë persona janë të lumtur kur afrohen tek ju për ndihmë. Megjithatë, nuk do të thotë se ju nuk duhet të pranoni ndihmë nga të tjerët kur jeni në vështirësi.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKaloni frikën dhe ndiqni zemrën tuaj. Besoni se opsionet përpara jush përfundimisht do t’ju sjellin lumturi. Duhet të merret një vendim i vështirë. Këto zgjedhje nuk do të ishin të disponueshme nëse nuk do të ishit gati për to.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarTregoni një version më të mirë të vetes duke rënë dakord që të paktën të shqyrtoni një ofertë që të bëhet. Edhe nëse nuk është ajo që doni, njerëzit do të respektojnë gatishmërinë tuaj për të gjetur një kompromis.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtShqetësimi për shëndetin e një të riu në familje do të largohet shumë shpejt. Megjithëse simptomat e tyre do t’i mbajnë jashtë mësimeve, ata papritmas do të shërohen shpejt dhe nuk do të duhet trajtim i mëtejshëm. Së shpejti do të keni më shumë obligime familjare.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsMos e nënshkruani një kontratë pa i kontrolluar detajet. Bëhuni të vetëdijshëm për të gjitha klauzolat dhe përcaktimet. Nëse vëreni një boshllëk të mundshëm, pyesni përpara se të vendosni nënshkrimin tuaj për ndonjë gjë.