Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 12 Feb 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Do të përpiqeni ta mbani mendjen në të tashmen, por do të ndiheni më të relaksuar kur imagjinoni. Kujtimet e pushimeve të kaluara dhe mendimet për mundësitë e udhëtimit në të ardhmen do të mbizotërojnë. Në rehatinë që keni gjetur tash, nuk po nxitoni t’i përfundoni punët pasi ato mund të presin.

Demi

20 prill - 20 maj

Jeni i zhgënjyer nga padurimi i dikujt. Nuk është ide e mirë t’i bëni punët shkel e shko për t’u liruar më herët nga obligimet. Ju e dini se çfarë probleme mund të shkaktohen nga kjo. Është më mirë të përqendroheni te detyrat.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Progresi që po bëhet do t’ju befasojë. Jeni përballur me disa vështirësi në disa punë. Njerëzit ju kanë ofruar ndihmë dhe ju kanë mbështetur shumë për shkak se gjithçka që ju bëni në fakt duket shumë interesante. Ndihma e njerëzve të duhur po i bën gjërat akoma më mirë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Çdo problem ligjor që keni po lidhet me shqetësimet e tashme. Disa nga këto çështje janë zgjatur pa arsye. Ju sugjerohet ta merrni në dorë kontrollin sa më shpejt që është e mundur.

Luani

23 korrik - 22 gush

Njerëzit që i keni tash rreth vetes ju kuptojnë në çdo aspekt. Madje edhe rreth një çështjeje private ata dinë si t’ju këshillojnë. Po prisni lajme nga një punë ku keni aplikuar. Qëndroni pozitiv.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Do t’ua lehtësonte punët nëse një koleg largohet nga detyra e përbashkët. Jeni lodhur duke dëgjuar ankesat e tyre. Nëse njerëzit do të kishin ndjenjën tuaj të përgjegjësisë, nuk do të kishit kaq shumë probleme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një ofertë që vjen si befasi do të jetë shansi juaj për të fituar përmes një larmie më të gjerë eksperience. Kjo është diçka që ju e keni dëshiruar, por tani mundësia është këtu, pyesni veten nëse është ajo që dëshironi vërtet.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ende nuk keni vendosur se çfarë doni të bëni pas një incidenti të tensionuar së fundmi. Njerëzit po bëjnë presion mbi ju për të vepruar. Nuk do të shtyheni të bëni asgjë për të cilën nuk jeni të kënaqur ose nuk ndiheni gati. Më në fund do të gjeni diçka që ka qenë e vështirë për t'u gjetur.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kujdes kujt i beson. Merrni një mendim të dytë nëse nuk jeni të sigurt për ndonjë gjë. Kur nënshkruani kontrata, sigurohuni që i dini dhe kuptoni të gjitha implikimet e formulimit. Dikush që po mungon në jetën tuaj ju vjen në mendje. Ju dëshironi të flisni përsëri me ta. Mbyllni sytë dhe imagjinoni se çfarë do t'ju thoshin nëse do të ishin ende pranë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Diçka po ndodh që po ju bën të tensionuar dhe nervoz. Zakonisht nuk jeni kaq të ndjeshëm. Mund t’ju ndihmojë të flisni me dikë që keni besim. Merrni kohën tuaj për të kontrolluar dyfish gjithçka që është me rëndësi ose lëreni derisa të jeni më në gjendje të përqendroheni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Ju keni vendosur se çfarë doni të bëni. Ju e dini se kjo është e drejtë për ju dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’ju bindë të tërhiqeni nga ky vendim , pavarësisht sa shumë përpiqet.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Me kënaqësi do t’i lini disa punë dhe përgjegjësi për një ditë tjetër, nëse mund t’ia dilni. Do të preferoni të humbisni veten në imagjinatën tuaj. Punët mund të presin. Sidomos disa nga ato që janë fizike.