Horoskopi ditor - 19 Feb 2024
Dashi
21 mars - 19 prillDo të mendoni se pse jeni brengosur kaq shumë për një takim, test a intervistë vetëm pasi ta keni përfunduar. Nuk ishte fare e vështirë siç kishit imagjinuar. Do të keni diçka për të festuar pas kësaj. Nuk janë të gjithë të lumtur sot. Dikush ndihet i zhgënjyer nga performanca në punën e vet.
Demi
20 prill - 20 majJeni një punëtor i zellshëm që mbani reputacionin e të qenit fleksibil dhe efikas. Nuk ju pëlqen ideja që të keni një rol më autoritar në vendin e punës, mirëpo personat përreth duan t’ju shohin në një rol udhëheqës.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjë incident i fundit ka nxitur disa diskutime të shumta. Në diskutime jeni të përfshirë edhe ju, e një koleg pune po ju ofron ndihmë, pasi mendon se po ju shkaktohet një padrejtësi. Pyetje të shumta po bëhen. Megjithëse jeni të shqetësuar, keni të drejtë t’i shprehni mendimet tuaja edhe ju.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikVërejtjet e një anëtari të stafit do të vënë në dyshim paanshmërinë e një kolegu. Kjo do të krijojë tensione në vendin e punës. Edhe nëse është vetëm një ditë në javë, mundësia për të punuar nga shtëpia do t’ju japë një pushim nga monotonia e zyrës.
Luani
23 korrik - 22 gushPeshoni të mirat dhe të këqijat e të gjitha situatave. Pra, pavarësisht sa i fortë mund të jetë tundimi, mos lejoni që zemra ta sundojë kokën tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të dukeni të rreptë dhe formal, por është e nevojshme. Të ndjekësh instinktet nuk është një ide e mirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJu po kërkoni mënyra për t’i reduktuar angazhimet e brendshme dhe të biznesit. Përgjegjësitë e shtëpisë dhe të punës nuk duhet të përzihen dhe kjo gjendje nuk mund të vazhdojë më. Mund të jetë e nevojshme ta bindni një mik a koleg pune që të pranojë një ndryshim në rutinat tuaja të zakonshme.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPërgjegjësitë e punës dhe angazhimet e jashtme ju mbajnë të zënë vazhdimisht. Nuk mund të mos ndiheni ndonjëherë sikur nuk keni zgjidhje për gjërat që po bëni. Dikush kërkon shumë nga ju pa e kuptuar se po ju shkakton stres.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorJu mund të ndiheni të zhgënjyer dhe të dëshpëruar kur dikush në të cilin jeni mbështetur nuk tregon interes për planet tuaja. Jini të gatshëm të përdorni sharmin tuaj për ta rritur entuziazmin e tyre.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të ketë disa momente të tensionuara, por sensi juaj i mrekullueshëm i humorit do t’ju ndihmojë t’i mbani njerëzit pozitivë dhe të gëzuar edhe në situatën më të vështirë. Jeta bëhet më e lehtë ndërsa u kujtoni njerëzve se është e mundur të qeshni edhe përballë vështirësive.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarËshtë e vështirë të qëndrosh i organizuar kur rutinat e tua të zakonshme janë aq kaotike. Jini pak fleksibil dhe kjo do t’ju kujtojë se një ndryshim i herëpashershëm në punë nuk do t’ju bëjë ndonjë dëm.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtFinancat dhe miqësia nuk janë përzierje e mirë. Dikush që ju ka borxh para mund të këmbëngulë që ua ka kthyer paratë kur nuk e kanë bërë ose një mik do të kërkojë të marrë hua kur ju në fakt nuk jeni të qëndrueshëm financiarisht për veten tuaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsDo t’i njihni disa njerëz miqësorë. Gjendja e përgjithshme rreth jush është për t’u lakmuar momentalisht. Dikush ju ka premtuar se do të realizojë disa dëshirat tuaja.