Horoskopi ditor - 22 May 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot ndiheni plot dhembshuri ndaj dikujt, pasi Hëna është në shenjën tuaj dhe lidhet me Neptunin, duke krijuar ndjesi dhembshurie dhe empatie tek ju. Megjithatë, kjo mund të sjellë edhe konfuzion. Kini kujdes.

Demi

20 prill - 20 maj

Një situatë e paqartë mund t’ju çojë drejt një vendimi të kompromentuar në çështje biznesi. Bëni kujdes. Nga njëra anë, do të ndihmoni dikë që ka nevojë. Por nga ana tjetër, informacioni mund të jetë i gabuar dhe më vonë të pendoheni. Kujdesi është i domosdoshëm.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Jeni të sigurt në vetvete dhe miqësor sot, prandaj jeni të gatshëm të ndihmoni një mik nëse ka nevojë. Ose ndoshta do të jepni energjinë dhe përvojën tuaj në një organizatë bamirësie që ka lidhje me një vend tjetër. Sot jeni në humor të mirë në përgjithësi.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Sot mund të punoni në prapaskenë; megjithatë, mund të shfaqeni edhe në publik për të promovuar një kauzë të mirë. Mund të ndieni pëlqim ndaj një shefi ose autoriteti, veçanërisht nëse admironi vlerat e tij/saj.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një romancë me dikë ndryshe mund të lulëzojë sot sepse ndieni një lidhje shpirtërore me të tjerët, veçanërisht nëse mendoni se mund të ndihmoni dikë në nevojë, ndoshta nga një vend tjetër. Njerëzit do t’ju dëgjojnë sot sepse flisni me bindje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Dielli po ndriçon te shenja juaj që do të thotë se reflektoni pozitivitet. Kjo do të bëjë që ju të jeni në pozitë për të bërë ndryshim të mirë në jetën e dikujt. Ky imazh mbresëlënës mund t’ju ndihmojë të grumbulloni fonde ose të merrni mbështetje financiare për një kauzë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Keni dëshirë të udhëtoni dhe të “largoheni nga e gjitha” sot. Mund të bindni një mik, bashkëshort ose partner për t’ju shoqëruar në një arratisje të vogël – qoftë edhe për një natë – për të kënaqur dëshirën tuaj për ndryshim. Dhe keni të drejtë – ndonjëherë ndryshimi është po aq i mirë sa pushimi.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Sot është një ditë pasionante dhe romantike! Kjo mund të shprehet në shumë mënyra për ju, por njëra prej tyre mund të jetë një flirt në punë që shndërrohet në diçka më të veçantë. Mund të takoni dikë edhe përmes një situate me kafshë shtëpiake.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot ka potencial për një romancë, si në përralla, për shenjën tuaj. Sepse po ju shkëlqejnë sytë. Shihni potencial romantik në shumë vende. Ky ndikim mund të ringjallë edhe një marrëdhënie ekzistuese në një mënyrë të bukur dhe të veçantë. Kush do ta kishte menduar?

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Dëshira juaj për të ndihmuar një anëtar të familjes ose për të dëgjuar me dhembshuri ato që ai/ajo dëshiron të thotë është e admirueshme sot. Gjithashtu mund të organizoni diçka në shtëpi, ose të bëni diçka për ta bërë atë më të bukur, ndoshta në mënyrë ekstravagante.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Sot ju shihni bukurinë në përditshmërinë rreth jush; dhe po ashtu, shihni bukurinë te njerëzit përreth. Prandaj, shumë prej jush mund të ndieni një pëlqim ose të dashuroheni me dikë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Bëni kujdes me çështjet financiare sot, sepse mund të tundoheni të shpenzoni shumë para për diçka elegante apo luksoze. Për më tepër, mund të mashtroheni në një marrëveshje financiare dhe më vonë të pendoheni. Megjithatë, romanca është premtuese për ju.