Horoskopi ditor - 20 Jul 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk e keni problem që të bëni diçka për të tjerët. Në të njëjtën kohë, janë disa njerëz që po fillojnë ta marrin për të mirëqenë ndihmën tuaj. Është koha që të filloni e ta shikoni interesin tuaj. Një faturë do t’ju kushtojë shumë. Do t’ju duhet që t’i ulni shpenzimet, në mënyrë që gjithçka të jetë në rregull.

Demi

20 prill - 20 maj

Keni menduar për t’i bërë disa ndryshime. Madje i keni mbushur edhe disa aplikime, por asgjë nuk do të ndodhë, nëse nuk i dërgoni. Nuk doni të tregoheni të pavendosur, por ndryshimi po ju streson dhe për këtë arsye po ngurroni. Duhet të veproni sipas qëllimeve tuaja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Diçka që do të ndodhë, do t’ju shtyjë të mendoni për stilin tuaj të jetës, vendimet që i keni marrë dhe vendimet që do t’i merrni tutje. Kishit menduar se do të mund të jeni vetvetja tani, mirëpo një pjesë e juaja gjithmonë sikur po ju ndalon që të mos vazhdoni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Hapat që po i merrni drejt një qëllimi të përbashkët, duket që do të kenë shumë ndikim brenda natës. Do të tregoheni të shpejtë me disa ide të reja dhe po ashtu do t’i vini në vepra shpejt. Dikush nga e kaluara do t’ju kontaktojë për një ofertë interesante dhe do t’i përdorë disa taktika interesante për t’ju joshur.

Luani

23 korrik - 22 gush

Do të jetë dëshpëruese, kur dikush do të largohet nga një punë të cilën e kishit marrë përsipër së bashku. Ndiheni të detyruar që të vazhdoni tutje dhe kjo do të dalë të jetë përgjegjësi e madhe. Sigurohuni që në të ardhmen të mos bini në një pozitë të tillë, pasi mund t’ju ndodhë përsëri e njëjta gjë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Një vendim që do ta merrni tani do t’jua ofrojë mundësinë që ta zgjidhni një drejtim të ri. Sapo t’i hiqni qafe të gjitha pasiguritë dhe dyshimet që po ju ndalojnë, do të fillojë të dalë në dritë një person i ri brenda jush. Jeni ballafaquar me shumë sfida dhe tani gjithçka do ta zërë vendin e vet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Kurrë nuk keni pritur se do t’ju ofrohet mundësia për ta rinisur një lidhje apo punë që ka përfunduar vite më parë. Ofrimi i kësaj mundësie për të filluar gjithçka nga fillimi do të jetë shumë tërheqëse, jo vetëm për ju, por edhe për palën tjetër. Që të dy po e shikoni si mundësi plot shpresë dhe optimizëm. Dëgjojeni intuitën tuaj!

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një mik do të vijë te ju për këshilla, për shkak se e di se mund t’ju besojë. Kurrë nuk ia keni kthyer shpinën. Dikush që po ndihet i vetmuar, do të vijë te ju për t’u qarë dhe ankuar. Po mendoni se ky person ka nevojë për ndihmë profesionale dhe duhet t’ia tregoni drejtimin e duhur.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Do t’ju duket sikur nuk keni zgjidhje tjetër përpos marrjes së një vendimi të caktuar. Por kjo mund të jetë e rrezikshme. Para se të përgatiteni për të rrezikuar, analizojeni situatën edhe një herë. Ndoshta ekziston ndonjë mundësi tjetër që nuk e keni analizuar. Shikojini gjërat më thellë. Mund të bëni diçka.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Njerëzit në shtëpi apo në punë janë në gjendje të mrekullueshme për t’u marrë me punët që u janë caktuar. Thjesht nuk duan t’i bëjnë apo nuk po brengosen që të përpiqen për t’i bërë. Nuk e keni problem që të merreni me këto punë, por nëse këta njerëz do të kërkojnë ndihmë nga ju gjatë këtij muaji, do të jeni shumë të zënë për t’i ndihmuar.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nuk doni të mendoni se si po ju shohin të tjerët. Megjithëkëtë, po ju duket se shefi apo kolegët tuaj po jua lënë barrën më të madhe të punës, gjersa ata po merren me disa pjesë më kreative. Mundohuni që të mos reagoni ashpër pasi do t’i vijë fundi kësaj situate. Shumë më shpejt sesa mendoni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk jeni aq diplomatik sa zakonisht. Diçka po ju acaron për së tepërmi dhe kur ndiheni kështu, ka shumë gjasa që të thoni gjëra pa menduar shumë. Mendoni para se të flisni. Numëroni deri në dhjetë para se të reagoni dhe kini kujdes se si po i paraqisni pikëpamjet tuaja në punë.