Horoskopi ditor - 28 Nov 2021
Dashi
21 mars - 19 prillPërgatitu të bësh disa biseda me një grup që vazhdimisht po ju kundërshton. Idetë e tua për punën ose komunitetin nuk janë duke shkuar si duhet. Në këto rrethana negative, të gjitha vendimet mund të çojnë në përleshje mes personave që janë të përfshirë. Sot do të përballeni me disa konfrontime. Lajmi i mirë është se shumë shpejt disa gjëra do të shkojnë në drejtimin e duhur.
Demi
20 prill - 20 majJeni bllokuar nga disa akuza pasi keni zbuluar se shumë mjete po dalin për të paguar komisionet e bonuset. Në bazë të analizave të shifrave mund të duket sikur po kurseni para. Por nuk është shumë vonë të bëni ndryshime. Rregullimi i buxhetit familjar mund të ndikojë në marrjen e kontrollit mbi shpenzimet. Të gjithë anëtarët e familjes do të jenë të lumtur me këtë marrëveshje.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNjohuritë, aftësitë e talentet tuaja janë në nivel konstant sa i përket punës, shtëpisë e rrethit shoqëror. Keni nevojë të gjeni një lloj balancimi për të ruajtur identitetin tuaj dhe për të mbrojtur një lidhje e cila pavarësisht mosmarrëveshjeve është shumë e rëndësishme për ju. Për fat të mirë, shëndeti juaj është në nivel. Aktivitetet tuaja janë konstante por ju nuk keni kohë për të menduar për këtë gjë.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNuk ka rëndësi nëse disa gjëra po shkojnë keq nëse ende keni aftësi të menaxhoni ditën tuaj. Ankthet do t’u ngufasin sepse do të kuptoni faktin se jeni duke vërejtur mungesën e disa gjërave të mira që ju kanë rrethuar. Jeni të prirë të bëni veprime e pastaj të fshiheni. Në vend të kësaj do të ishte më mirë sikur të ishit më të hapur. Qetësoje veten dhe merrni hapa më të kujdesshëm.
Luani
23 korrik - 22 gushDisa thashetheme që po dëgjoni vërdallë mund t’u shtyjnë të veproni. Është zgjedhja juaj nëse dëshironi t’i injoroni këta njerëz dhe të shpresoni se njerëzit do ta kuptojnë që kanë gabuar. Duhet t’i hapni sytë për të shikuar mundësitë e reja për të ardhmen. Merrni në konsideratë se sa shumë këto ndryshime mund të ndikojnë në jetën tuaj. Përgatite veten për sfida të reja.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorA ka harruar dikush një marrëveshje që keni bërë apo është duke e përdorur si arsyetim që të largohet? Duket e mundshme që ai person të harrojë këto plane meqenëse i është ofruar një mundësi më interesante. Ka mundësi që ju të dy jeni keqkuptuar me njëri-tjetrin. Por më shumë duket se ai po e fsheh të vërtetën. Më mirë do të ishte sikur ai të tregohej i sinqertë dhe të tregonte se planet janë anuluar.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNëse kuptoni se një person po ju vëzhgon në mënyrë të pazakontë. Keqkuptimet mund të vijnë për shkak se ju të dy nuk jeni qartësuar mes vete. Ka njerëz që e prezantojnë vetveten në mënyra që keqinterpretohen nga të tjerët. Me kalimin e kohës, mungesa e komunikimit do të shkatërrojë të gjitha marrëveshjet. Ky lloj jokomunikimi mund të ndikojë në përfundimin e një lidhje perfekte.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë person po bie në kundërshtim me atë që ju mendoni se është e drejtë. Pavarësisht se qëllimi juaj mund të jetë i mirë, mësimi që do të merrni do t’ju bëjnë të ndodheni në dilemë. Përpiqu ta vësh veten tuaj në pozitën e tjetrit dhe do të kuptoni pse ai nuk beson në ofertën tuaj. Mendja juaj mund të ndodhet në një rrëmujë të madhe. Jeni duke u marrë me shumë çështje në të njëjtën kohë dhe të gjitha janë mjaft të rëndësishme. Por mos shpresoni se do t’i përfundoni brenda një dite.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJu dhe partneri jeni duke u larguar nga njëri- tjetri. Jeni duke jetuar jetën me shpejtësi dhe derisa ti je duke lulëzuar, partneri juaj ka ngadalësuar hapin. Gjasat që ju të dy të keni një të ardhme së bashku nuk janë të shumta. Mos i lejoni vetvetes të ngulfateni në bisedat e shumta për të ardhmen. Nuk është koha t’i vini në prioritet ndjenjat e partnerit.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPartneri juaj do të bëjë disa ndryshime në karrierën e tij, të cilat nënkuptojnë edhe ndryshimin e mënyrës suaj të jetesës. Atmosfera aktuale është duke ju bërë konfuzë dhe kjo do të ndodhë derisa ta kuptoni se çka dëshironi të bëni. Progresi që keni bërë ka gjasa që të vazhdojë edhe për një kohë. Ju takon personave të tjerë që të bëjnë lëvizjen tjetër dhe nuk mund të merrni asnjë hap derisa të vendosen disa gjëra. Do të ishte ide e mirë sikur t’i kushtonit më pak rëndësi ndjenjave.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtLejoni që eksperienca juaj të flasë vetë dhe t’ju udhëheqë në rrugën drejt së ardhmes. Jeni më i hapur me imagjinatën kreative. Një lidhje që keni menduar se ka përfunduar do t’ju ngjallet edhe një herë. Nëse pyesni të tjerët se çka mendojnë për këtë lidhje mund të bëni një kthesë të rëndësishme. Partneri juaj ka nevojë që të ndiejë më shumë vëmendje. Kjo është arsyeja pse duhet të jeni të relaksuar dhe përqendruar.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë projekt për të cilin keni shpresuar se do ta realizoni së shpejti do të shtyhet për shkak të mungesës së mbështetjes. Ju nuk jeni personi i vetëm i pakënaqur me këtë. Por mos hiqni dorë nga kjo ide. Duke u marrë me rutinën e përditshme do të nervozoheni, sepse keni pritur se do të merreni me diçka krejtësisht ndryshe. Zhgënjimet do t’ju largojnë edhe më shumë dëshirën për punë.