Horoskopi ditor - 15 Dec 2021
Dashi
21 mars - 19 prillNjë kolegu të kujdesshëm nuk po i pëlqen entuziazmi juaj dhe do t’ju këshillojë që ta ruani energjinë. Nuk ju njohin edhe aq mirë. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse do të gjeni një vend për ta zbrazur energjinë tuaj të madhe. Nëse disa pjesë të jetës janë duke u zhvilluar shumë ngadalë, atëherë ecja, noti apo vrapimi mund t’jua kthjellojnë trurin.
Demi
20 prill - 20 majKeni qenë duke iu qasur në mënyrë praktike çështjeve të rëndësishme së fundmi. Veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të mëdha si banka, sigurimi dhe tatimet, do të merreni me këto punë me një efikasitet që do t’i nxisë të tjerët që t’ju lënë ta zgjidhni vetë këtë punë.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPo bëheni të padurueshëm pasi po duhet të merreni me disa punë që janë të ndërlikuara dhe marrin shumë kohë. Thjesht doni t’i kryeni sa më shpejt, por nuk është ide e mirë që të nguteni. Merrni edhe këshillat e një miku të afërt.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikDo të kërkohet nga ju që ta udhëhiqni një aktivitet në komunitet. Roli i udhëheqësit do t’ju përshtatet shpejt, kështu që kini vetëbesim. Jeni të aftë për t’i kuptuar gjërat që njerëzit po mundohen t’ua shpjegojnë, ndonëse po kanë vështirësi për t’i gjetur fjalët e duhura.
Luani
23 korrik - 22 gushNuk doni të punoni në shtëpi apo në zyrë, kur keni mundësi të dilni jashtë. Ajri i pastër, fytyrat e vendet e reja do të mund t’jua kthejnë humorin. Po filloni të lodheni me punën dhe gjërat e tjera. Ndryshimi i përditshmërisë do t’ju ndihmojë shumë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDëshira për llojllojshmëri dhe ndryshim do t’ju çojë në disa vende, ku keni kaluar shumë kohë në të kaluarën. Lajmet e mira për disa plane udhëtimi do t’ju japin arsye për të buzëqeshur. Mezi prisni që t’ia tregoni këto lajme familjes. Më në fund keni diçka të veçantë në jetën tuaj.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDikush që ka ngurruar t’i ndajë me ju disa informata, duket se tani po fillon që gradualisht të flasë. Lini ta kuptojnë se jeni të gatshëm për të pritur, derisa t’ju tregojnë gjithçka. Shmanguni vendimeve impulsive. Jepni vetes pak kohë për të menduar.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMundësia për të fituar para, pa pasur nevojë që të dilni jashtë katër mureve, do t’ju përshtatet. Ka mundësi se do të vendosni për ta lansuar biznesin tuaj apo për ta pranuar një ofertë, që do t’ju duhet të punoni nga shtëpia përkohësisht. Do të kurseni shumë kohë dhe punët do t’i kryeni më mirë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorJeni kaq të dhënë për t’i kryer disa detyra, që tashmë keni filluar, saqë jeni duke humbur mundësi të tjera dhe disa ngjarje të mrekullueshme që po ndodhin përreth jush. Mbajeni njërin sy te gjërat që po ndodhin tjetërkund. Rrëmbejeni mundësinë për të marrë përgjegjësi të reja para se dikush t’jua marrë. Shumëllojshmëria e detyrave do t’ju bëjë produktivë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPo doni shumë të largoheni. Një pushim që e keni organizuar do të jetë edhe më argëtues nëse bëheni pjesë e një grupi. Përfshini miq apo fqinj në planet tuaja të udhëtimit për të ardhmen. Nganjëherë është më argëtuese, edhe nëse ju duhet të prisni gjatë, derisa të jetë më e sigurt që ju të gjithë të udhëtoni.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtZënkat përbrenda grupit po bëjnë që përparimi i një projekti grupor të ngecë. Po nervozoheni me papërgjegjësinë e disa njerëzve. Do të mund të kërkohet nga ju që ta merrni drejtimi e këtij projekti dhe, edhe pse do të jetë goxha sfiduese, do të jetë mundësi e mirë t’i zhvilloni aftësitë udhëheqëse. Shpejt do ta ktheni grupin në formë.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsE meritoni të shpërbleheni për aftësinë që keni për të mbajtur paqe në një mjedis armiqësor. Dikush nuk është i besueshëm. E ndieni këtë gjë, por nuk keni ndonjë provë për t’i vërtetuar dyshimet tuaja. Kur një koleg apo një i afërm bën deklarata të zmadhuara, do ta gjeni një mënyrë t’ua vërtetoni të kundërtën dhe ta qetësoni situatën.